Policia ndalon një automjet në Laprakë/ Shoferit 19-vjeçar i vihen prangat pasi iu zbulua plani për…

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në prangat e policisë një 19-vjeçar, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. M., 19 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Laprakë, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi E. S., i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe disa aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…