Xhandarmëria e kryeqytetit ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. Drejtoria e Përgjithshme e Xhandarmërisë së Komunës së Bukureshtit ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se Federata si organizatore e ndeshjes është përgjegjëse për parandalimin e incidenteve.
“Theksojmë faktin se, sipas përcaktimeve të nenit 10, paragrafi 2, pika a) nga ligji nr.4 i vitit 2008, për parandalimin dhe luftimin e dhunës gjatë garave dhe lojërave sportive, me ndryshimet dhe shtesat e mëvonshme. Përgjegjësia për kryerjen e një kontrolli rigoroz të njerëzve, për të parandaluar futjen e objekteve, materialeve apo mesazheve të ndaluara në stadium, i takon organizatorit”, thuhet në mesazhin.
Deri më tani janë identifikuar 458 persona, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të tifozëve që kanë kryer veprime antisociale dhe për shkak të të cilëve është ndërprerë ndeshja e futbollit ndërmjet përfaqësuesve të Rumanisë dhe Republikës së Kosovës, për marrjen e masave ligjore ndaj përgjegjësit për shkeljen e kuadrit ligjor në fuqi.