Pogradeci vijon me përforcimet në merkato. Së fundmi liqenorëve u është bashkuar në stërvitje, ish-kapiteni i Kukësit, Redon Dragoshi.
25-vjeçari u aktivizua 14 ndeshje në këtë edicion me kukësianet, teksa shënoi 2 gola, ndërkohë tashmë do të kërkojë një aventurë të re, me skuadrën e Emiljano Çelës, aty ku Pogradeci ka si objektiv ngjitjen në Superiore.
Dragoshi ka një CV tepër të pasur, ku në total numëron 98 ndeshje në elitën e futbollit shqiptar, 30 në Kategorisë e Parë dhe 15 në Kupën e Shqipërisë. Gjithashtu mbrojtësi është aktivizuar edhe 1 ndeshje më Kombëtaren U21 si dhe 5 me U19.