Policia Kufitare e Kapshticës, Dogana dhe Policia e Korçës i kanë sekuestruar një qytetari 50 vjeç me iniciale V.M. që po dilte nga Shqipëria, 32 mijë euro të padeklaruara.
Ky sekuestrim, nën akuzën e transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.
Policia tha se pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.