“Po dhunohej fizikisht Sali Shehu!”/ Presidenti përplaset me Policinë Bashkiake: Do ju çoj në burg me duart e mia!

Si rrallë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe anëtarët e kabinetit të tij janë përplasur me efektivët e Policisë Bashkiake, të cilët rrethuan ditën e sotme godinë e Frymës së Re Demokratike, parti që drejtohet nga Sali Shehu.

Burime nga Presidenca bënë me dije se kreu i shtetit ka shkuar ditën e sotme pranë zyrave të FRD pasi është informuar se ndaj kryetarit të saj, Sali Shehu po ushtrohej dhunë fizike nga punonjësit e Policisë Bashkiake.

Siç shihet edhe nga pamjet kreu i shtetit është futur në godinën e FRD-së ndërkohë që fillimisht nuk është lejuar nga efektivët e bashkisë.

‘Po dhunoni partitë e opozitës” është dëgjuar të shprehet kreu i shtetit, ndërkohë që ka kërkuar nga efektivët e policisë së Bashkisë së Tiranës të dalin jashtë godinës.

Në këtë momente disa anëtar të FRD janë përplasur me policët e bashkisë.

Dilni përjashta mos hapni probleme! Do ju çoj në burg me duart e mia!”, ka thënë Presidenti Meta

Presidenti Meta hynë në godinën e FRD

Ilir Meta futet në godinën e FRD e rrethuar nga Policia Bashkiak: Po dhunoni partitë e opozitës?! Dilni përjashta! Përjashta!!

Sali Shehu: Hape derën, futi kamerat Brenda!

Polici i Bashkisë: Një sekond!

Ilir Meta: Dilni përjashta! Përjashta! Hape derën ose thërras gjithë Tiranën këtu!

Anëtari i FRD: Legena m…t u bëtë ju të më kapni me dorë!

Ilir Meta: Dilni përjashta! Përjashta!!

Polici i Bashkisë:
 Është institucion i bashkisë ky.

Ilir Meta: Përjashta maskara! Ça doni këtu doni të rrihni njerëzit?

Polici I bashkisë: Mos prek me dorë ore!!

Ilir Meta: Dilni përjashta mos hapni probleme! Do ju çoj në burg me duart e mia!

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024