Plas keq te Tirana. Ekipi bardheblu fitoi ndaj Kukësit me shifrat 1-0, përballje e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Një fitore që nuk është pritur mirë, sidomos nga tifozët e Tiranës.
Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët kanë shkuar të marrin duartrokitjet e tifozerisë së tyre, por janë përballur me një lumë sharjesh e kritikash. Përgjoni desh t’u dhuronte fanellën ultrasve të skuadrës por këta të fundit ia kthyen mbrapsht. Të njëjtin fat pësoi edhe Abazaj i cili shkoi të qetësonte gjithashtu mbështetësit. Më pas nga tribunat nisën një lumë sharjesh e kritikash në adresë të ekipit që sipas tifozëve, nuk ka qenë në lartësinë e duhur në këtë ndeshje, apo edhe në ato të mëparshmet.
Kjo situatë vazhdoi për disa minuta te Tirana, me bardheblutë e rreshtuar para tifozëve, derisa u kthyen mbrapsht në dhomat e zhveshjeve, teksa edhe mbështetësit e u shpërndanë shumë të pakënaqur pas një fitoreje që në fakt ringjall shanset e ekipit për “Final Four”.
LEXO MË SHUMË: Kukësi “tradhëtohet” nga dy traversa dhe VAR, Tiranës i mjafton prekja e Abazaj-t për 3 pikët
Kukësi mundet nga Tirana në “Air Albania” me rezultatin 1-0, përballje e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Vendos goli i Abazajt në minutën e 87’. Në minutën e 87′, një gabim në mbivendosje nga Kukësi dhe Kristal Abazaj shfrytëzoi atë mundësi, mjaftoi prekja e Abazaj-t për të shënuar.