Në emisionin “Open” po trajtohet protesta e organizuar ditën e sotme nga Partia e Lirisë.
Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka debatuar me analistin Julian Zyla mbi Inceneratorin e Tiranës.
Balliu: Të bën të qeshësh e qash, atje nuk ekziston asgjë. janë dhjetë pemë me fondet që i janë vjedhur BE, alokohen për bujqësinë. I janë dhënë një njeriu që është sërish i përfshirë me inceneratorët. ndërkohë paguhen 80 mijë euro në ditë. Është një krimet më monstruoze që kam parë, populli më i varfër në Europë paguan 80 mijë euro në ditë për një gjë që nuk ekziston. Dhe Rama del e thotë jam krenar për inceneratorët. Është krenar sepse ka kapur drejtësinë, gjen një Alqi Bllako aty edhe…
Pse vijojmë të paguajmë? A janë në burg? Nëse ka korrupsion ndalon korrupsioni. Ti arrestove edhe korrupsioni vijon.
Zyla: Për çfarë paguajmë? Pse më shmangesh. Ku i ke mbetjet?
Dolën tre kompanitë në emër të një personi që ka ndërruar jetë, apo në emër të dikujt që ishte në azil?
A dolën kompanitë që kanë kaluar miliona euro sepse ato në azil nuk i morën. Ku janë paratë?Para Se të vish në emision informohu.
Zyla: Mos bërtit kot
Gugallia e Zoto në kërkim, Bllako dhe ish ministri janë në burg. Ku janë paratë? Kush i mori?
Zyla: Cilat para kompania nuk ekziston.
Balliu: Duhet të jesh i sëmurë psiqik apo hajdut i nivelit të lartë që të mbrosh këtë aferë. Ti marrësh 80 mijë euro në ditë një populli që nga varfëria po ndahet nëna nga djali.
Zyla: Unë po iki atëherë
Balliu: Unë nuk të lej të gënjesh…
Zyla: Nëse gënjej më ndërprit.