“Plas” keq në Big Brother Vip Kosova/ Gresa-Stresit: Je fals, ke probleme me veten

by KLIKOJE.AL

Reperi Stresi dhe modelja Gresa Hoti, janë dy prej personazheve që më së shumti janë përfolur në Big Brother Vip Kosova, për raportin mes tyre.

Stresi i befasoi të gjithë, kur organizoi një darkë romatike me modelen ku dhe i kushtoi disa vargje, duke i bërë të gjithë të mendojnë se mes tyre po lind diçka më shumë se miqësia.

Por menjëherë kanë nisur përplasjet mes tyre, pasi reperi deklaroi se misioni i tij në Big Brother është rikthimi me ish bashkëshorten duke thënë se me modelen nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

Pas këtyre deklaratave ka ndodhur edhe përplasje e parë mes tyre. Gresa i është drejtuar ashpër reperit duke e cilësuar si një njeri fals dhe negativ.

“Unë nuk luaj me zemra të njerëzve. Për mua është shumë falsë, nuk i besoj këtij njeriu. Për mu është vetëm negativitet.Nuk ka besim në vete. Ka probleme me veten. Unë e di çfarë personi jam, dhe nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë. Falsë, falsë, falsë”, ka thënë Gresa.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.