VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër

by S.M

Kapitulli i Kristjan Asllanit te Interi është mbyllur. Dhe kjo tashmë vjen edhe nga fjalët e drejtuesve më të lartë të Interit. Më saktësisht Piero Ausilio, drejtori sportiv i zikaltërve, ka deklaruar sot para mediave të pranishme në një eveniment në Milano, se futbollisti shqiptar duhej të kërkonte një skuadër tjetër për të luajtur më rregullisht.

“Nuk ka asnjë skuadër që është më afër Asllanit dhe Espozitos. Ka disa situata që janë krijuar aty dhe telefonata, por asnjë pistë konkrete”, tha ai fillimisht sa i përket mesfushorit shqiptar, për t’u ndalur më pas më gjatë në këtë temë dhe për të bërë të qartë se e ardhmja e tij ishte jashtë Interit.

“Mendojmë se pas tre vitesh, është më se e drejtë edhe për të që të gjejë mundësi të tjera për të luajtur me më shumë rregullsi. Edhe pse nuk duhet harruar se ka 100 ndeshje me Interin dhe është një futbollist i Kombëtares shqiptare. Por për të sot është idealja një projekt jashtë”, theksoi Piero Ausilio.

Fjalë të cilat zyrtarizojnë vendimin e Interit për të larguar mesfushorin shqiptar, të cilit i duhet që të zgjedhë ku do të vazhdojë karrierën e tij, që nuk do të jetë më me ngjyrat zikaltër.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.