Kategoria Superiore do startojë këtë fundjavë, ku ekipet e elitës në vendin tonë do zbresin në fushë. Edhe Vllaznia nuk bën përjashtim ku kuqeblutë do bëjnë debutimin ndaj Kukësit, të shtunën në orën 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Për këtë ndeshje shkodranët po zhvillojnë përgatitjet çdo ditë, por ditën e djeshme ka pasur një problem për një prej titullarëve.
Fjala është për Ardit Krymin. Mesfushori gjatë një ushtrimi pësoi një tërheqje pas një goditjeje që i dha topit. Duke ndjerë kështu dhimbje dhe duke e lënë në mes procesin stërvitor.
Ende nuk dihet nëse 26-vjeçari do jetë apo jo pjesë e ndeshjes të së shtunës. Por nga ajo çfarë u pa, vështirë se numri 6-të mund të luajë ndaj kuksianëve. Kjo patjetër prish planet e trajnerit Memelli, që duhet ti bëjë llogaritë ndryshe për duelin e së shtunës ndaj verilindorëve.