Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen te personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por kush janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…
Sigurisht që në qendër të vëmendjes tashmë janë yjet e “Big Brother VIP 3”. Surpriza e kësaj jave është se të gjithë personazhet VIP janë me një rritje mjaft të konsiderueshme të numrit të ndjekësve në “Instagram”.
Egla Ceno ka shtuar 1.2K ndjekës nga java e kaluar. Kujtojmë se që në natën e parë të spektaklit, Egla e nisi me një debat të fortë me Jul Dedën e duket se ende nuk janë ulur gjakrat. Nga ana tjetër, ky i fundit ka shtuar sërish 2K ndjekës që nga java e kaluar. Nga 436K, tani numëron 438K.
Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 2.2K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar 3 mijë ndjekës. Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve, kryesisht me astrologen Meri Shehu. Roza ka shtuar 2 mijë ndjekës këtë javë, ndërsa Meri ka shtuar 1.1K dhe tani numëron 13.4K.
Në ndryshim nga java e kaluar, kur kishte fituar 2.3K, këtë javë Vesa Smolica ka fituar vetëm 100 ndjekës. Rike Roçi nga ana tjetër ka fituar plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 123K. Romeo Veshaj duket se mban vendin e parë këtë javë me plot 6 mijë ndjekës më shumë dhe tani ka 295K.