Fitore me përmbysje e Partizanit ndaj Kukësit (3-1) në “Arenën e Demave”, sukses që e afron skuadrën e drejtuar nga italiani Giovanvi Colella në garën për titullin kampion, pasi Tirana u mposht 2-1 nga Teuta. Derbi i kryeqytetit do të jetë vendimtar për trofenë më të rëndësishëm në vend, pasi diferenca mes bardhebluve dhe të kuqve është ngushtuar në dy pikë.
Në fakt, të kuqtë e nisin keq takimin në shtëpinë e tyre, pasi Kukësi kaloi në epërsi qenë minutën e nëntë me një 11-metërsh (Menish preku topin me dorë) të ekzekutuar saktë nga Taipi. Po me penallti, të akorduar nga sistemi VAR, vjen edhe goli i Partizanit. Victor da Silva nuk gabon nga pika e bardhë, 1-1.
Nuk përmbahet Partizani në minutat në vazhdim: Da Silva tenton golin, por gjuajtja e tij kthehet nga portieri Halimi, por Atanaskoski ndjek aksionin dhe e shtyp topin me kokë drejt rrjetës, 2-1.
Pak pasi nis pjesë e dytë, Rrapaj pengohet në zonë dhe sërish 11-metërshi akordohet me ndihmën e VAR-it.
Da Silva merr përsipër për herë të dytë goditjen e penalltisë dhe nuk gabon: 3-1.