Përgjaket Elbasani/ Identifikohet viktima, plagosen rëndë edhe çifti i bashkëshortëve dhe djali i tyre (EMRAT)

by KLIKOJE.AL

Besnik Samurri është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur sot në Elbasan ku një makinë doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Misir Maloku, gruaja dhe djali i tij, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë , 20 km larg qytetit te Elbasanit. Makina ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.