Përfundon takimi i Unionit të Transportit me administratorët e autobusëve, merret vendimi për qarkullimin urban në Tiranë

Transporti urban në Tiranë nuk do të nisë nga puna deri në realizimin e kërkesave të tyre. Edhe pas mbledhjes që Unioni i Transportit ka zhvilluar për mëse 1 orë e gjysmë, administratorët e autobusëve këmbëngulin se protokolli është i pazbatueshëm, për këtë arsye refuzojnë që të rikthehen në punë, edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka dhënë “ok”. Ata kërkojnë një takim me kryeministrin Edi Rama.

“Nuk nisim punën pa u plotësuar 4 kërkesat tona. Kërkojmë heqjen e akcizës për naftën dhe të TVSH-së për 2020. 90 % e shoqatave që ne përfaqësojmë, nuk do të punojnë. Protokolli i sigurisë i pazbatueshëm, duhet të ndryshojë. Rimbursim për vendet që do jenë bosh për shkak të protokollit. Rimbursim në burim për ata që përfitojnë transportin falas”, kanë thënë administratorët e autobusëve.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën