Përfundon epoka Gjici pas 12 vitesh si president, Kukësi bëhet me pronarë të rinj

by KLIKOJE.AL

Kukësi ndërron pronësi. Familja Gjici ka vendosur të heqë dorë njëherë e mirë nga pronësia mbi klubin e futbollit, duke shitur të gjitha aksionet që dispononte.

Blerësit e klubit verilindor janë dy persona, një shtetas i huaj, nga Letonia dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije. Marrëveshja për shitjen e aksioneve është arritur këtë të martë dhe tashmë klubi verilindor është gati të nisë një epokë të re, këtë herë pa familjen Gjici.

Pikërisht nën drejtimin e Safet Gjicit, Kukësi përjetoi një periudhë të artë në futbollin shqiptar, duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm dhe garuar disa herë në turet eliminatore të kompeticioneve europiane. Pronarët e rinj kanë tashmë 100% të aksioneve, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes së kalimit të pronësisë pritet të bëhet më 10 gusht.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.