Përfundojnë festat, emigrantët nisin të largohen, fluks në pikën kufitare të Kakavijës

Përfundimi i festave të fundvitit ka bërë që shumë emigrantë të lënë atdheun dhe të rikthehen në vendet ku ata jetojnë dhe punojnë. Kështu në pikën kufitare të Kakavijës ditën e sotme ka pasur një fluks të shtuar personash që shkojnë në Greqi.

Për të përballuar fluksin e lartë pala shqiptare punon me 5 sportele një në hyrje dhe 4 në dalje.Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 1247 persona dhe kanë dalë 2201.

Ndërkohë prej orës 24:00 dhe deri paraditen e sotme kanë hyrë në territorin tonë 682 persona dhe 157 mjete, ndërsa kanë dalë 1885 persona dhe 548 mjete.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën