Lëkura e bananes përmban ushqyes të rëndësishëm për lëkurën në veçanti dhe organizmin në përgjithësi.
Lëkura e bananes përmban sasi të mëdha të fibrës, antioksidantëve dhe mineraleve të dobishëm që për fat të keq gjithnjë përfundojnë në kosh të plehrave.
Lexoni më poshtë përfitimet kryesore që mund të merrni nëse përdorni lëkurat e bananes.
Kundër akumulimit të lëngjeve në organizëm
Kaliumi tek lëkura e bananes rikthen ekulibrat e lëngjeve në inde dhe parandalon akumulimin e tepërt të ujit në to.
Një gjë e tillë rregullon nivelin e elektroliteve dhe largon inflamacionin nga muskujt dhe indet.
Pini dy ose tre filxhanë me çaj të lëkurës së bananes në ditë.
Shëndeti kardiovaskular
Mund të jetë e vështirë për tu besuar, por lëkura e bananes është e fuqishme në mirëmbajtjen e shëndetit kardiovaskular.
Fibrat ulin përthithjen e kolesterolit ndërkohë që kaliumi dhe fosfori rregullojnë tensionin e gjakut.
Rekomandohet pirja e çajit të lëkurës së bananes të paktën tre herë në javë.
Kundër akneve
Acidet organike tek lëkura rregullojnë pehashin e lëkurës dhe zhdukin aknet dhe lëkurat e zeza.
Fërkoni fytyrën me pjesën e bardhë të lëkurës së bananes dhe shpërlajeni pas 15 minutash.
Përsëriteni këtë proces çdo ditë.
Kundër nxirjeve në lëkurë
Lëkura e bananes ndihmon kundër nxirjeve të lëkurës.
Fërkoni zonën e nxirë me lëkurë bananeje dhe mos e shpërlani.
Lëkura ndihmon të rikthejë qarkullimin e gjakut në zonën e nxirë dhe nxit oksigjenimin qelizor në indet e dëmtuara nga goditja.
Konstipacioni
Pjesa më e madhe e fibrës që përmban një banane është e përqendruar tek lëkura .
Konsumi i lëkurës inkurajon lëvizjen e zorrëve dhe përmirëson tretjen duke shmangur kështu konstipacionin.
Lëkurën e bananes mund ta përfshini në lëngje frutash dhe perimesh ose si çaj.
Kundër lythave
Pjesa e bardhë e brendshme e lëkurës së bananes përmban fibër, antioksidantë dhe substanca që rregullojnë pehashin e lëkurës dhe largojnë lythat.
Vendoseni lëkurën e bananes mbi lyth dhe mbajeni puthitur me një ngjitës.
Mbajeni gjithë natës dhe përsëriteni rregullisht deri sa lythi të jetë larguar.
Kundër pickimit të insekteve
Lëkura e bananes ka efekt qetësues dhe antiinflamator, ndaj funksionon kundër pickimit të insekteve.
Vendoseni direkt në lëkurë dhe fërkoni zonën e pickuar dy ose tre herë në ditë.
Kundër dhimbjeve të kokës
Shfrytëzoni avantazhet e lëkurës së bananes kundër dhimbjes së kokës.
Mineralet esencialë, fibra dhe antioksidantët përmirësojnë qarkullimin dhe zbusin stresin oksidues që nxit dhimbjet e kokës.
Pini çajin e lëkurës së bananes dy ose tre herë në ditë.
Vendoseni pjesën e bardhë të lëkurës në ballë, qafë ose pjesën e pasme të kokës dhe mbajeni për 15 minuta, për qetësim të mëtejshëm.
Tani pasi e keni lexuar këtë artikull, do e hidhni apo do e mbani lëkurën e bananes?