Përfaqësues të opozitës dhe figura të njohura, kush është i ftuar në ceremoninë e pritjes së Bill Clinton

by KLIKOJE.AL

Gjatë ceremonisë së pritjes së ish-presidentit amerikan Bill Clinton para Kryeministrisë nuk kanë munguar as figurat e njohura politike që janë ftuar për të qenë prezentë fizikisht. Para kryeministrisë janë pikasur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-Presidentët Alfred Moisiu e Bamir Topi, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndër figurat e tjera politike kanë marrë pjesë edhe Gramoz Ruçi, Agron Duka, Agron Gjekmarkaj dhe Fatmir Mediu ndër të tjerë.

Po ashtu prezentë kanë qenë edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend, por nuk kanë munguar as figura të njohura publike, mes tyre edhe Princ Leka.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.