Bora Zemani-Donald Veshaj sërish përballë Beatrix Ramosaj e cila në krah do të ketë Iliri Shaqirin këtë herë! Ky është lajmi që qarkulloi menjëherë në rrjet pas një postimi të moderatores Alketa Vejsiu.
Kohët e fundit është përfolur se Ilir Shaqiri i kishte thënë “po” ofertës për të shkuar në Tv Klan si kryetar jurie te “Dance with me”. Ndërsa Alketa Vejsiu ka konfirmuar rikthimin e spektaklit të kërcimit, pikërisht në muajin shtator.
Gjithashtu ajo ripostoi në Instagram një video të publikuar nga një faqe fansash ku shihet Beatrix dhe Iliri duke kërcyer në ‘Big Brother VIP’. Krah postimit shkruhet: “Momenti më artistik i BBVIP nga Iliri dhe Beatrix. E duam të realizuar në skenën e ‘Dance With me’”. Fakti që moderatorja e ka rishpërndarë postimin na bëri të mendojmë se Beatrix do jetë pjesë e emisionit. Dhe me sa duket kjo u konfirmuar me një foto të fundit që po qarkullon.

“News 31”, ka publikuar së fundmi një foto të këngëtares Beatrix Ramosaj së bashku me Alketa Vejsiun dhe menaxherin Popi Kola. Ky i fundit njihet për punën e tij në programet e TV Klan, teksa e njëjta media shkruan se me siguri ata po diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël.

Është konfirmuar tashmë që në sezonin e ri televiziv, rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”. Programet e kërcimit, ku konkurrentë do të jenë artistë të njohur nga të gjitha fushat, do vënë përballë edhe një herë emrat e përfolur prej muaj në media për jetën e tyre.
Tashmë është konfirmuar se Bora do të prezantojë “Dancing With The Stars” që do të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel. Po ashtu, sipas Kryefjala, ajo do të shoqërohet nga partneri i saj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët) pas performancës.