Për herë të parë në 50 mijë vjet! NASA zbulon kur do të shfaqet në qiell kometa e gjelbër

Një kometë e zbuluar së fundmi do të shfaqet së shpejti në qiell për herë të parë në 50,000 vjet.

E zbuluar më 2 mars 2022 nga astronomët, duke përdorur kamerën e vëzhgimit, kometa do të afrohet me diellin më 12 janar, sipas NASA-s.

E quajtur C/2022 E3 (ZTF) , kometa ka një orbitë rreth diellit që kalon nëpër skajet e jashtme të sistemit diellor. Kjo është arsyeja pse është bërë një udhëtim kaq i gjatë dhe është dashur një kohë e gjatë, për të kaluar përsëri pranë Tokës, sipas Shoqërisë Planetare.

Kometën do të mund ta shihni me teleskop ose dylbi në pjesën verilindore pak para mesnatës.

Objekti qiellor i akullt, i cili ndriçon vazhdimisht ndërsa i afrohet diellit, do të bëjë kalimin më të afërt me Tokën midis datës 1 shkurt dhe 2 shkurt, rreth 26 milionë milje (42 milionë kilometra) larg, sipas EarthSky.

Ndërsa kometa i afrohet Tokës , vëzhguesit do të jenë në gjendje ta dallojnë atë pranë yllit të ndritshëm Polaris, i quajtur gjithashtu “Ylli i Veriut”.

Sipas NASA-s, kometa do të mund ta shihni në orët e parë të mëngjesit.

Kometa do të mund të dallohet nga yjet e tjerë për shkak të ngjyrës së gjelbër dhe formës.  Koma është një mbështjellje që formohet rreth një komete ndërsa kalon afër diellit, duke bërë që akulli i saj të sublimohet ose të kthehet drejtpërdrejt në gaz. Kjo bën që kometa të duket e paqartë kur vëzhgohet përmes teleskopëve.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Historia e dashurisë së Diogo Jotës dhe partneres së tij, që u ndërpre në mënyrë tragjike dy javë pas dasmës!