PD me dy seli, grupimi i Alibeajt zhvendoset në një tjetër godinë

Partia Demokratike do të bëhet me dy seli. Apelit vendosi që vulën ta ketë Alibeaj, i cili bashkë me grupin e deputetëve të tij, kanë zgjedhur të marrin ambiente të reja zyrash për të shmangur një përplasje me Berishën. Nga fotot e siguruara shihet që në hyrje është vendosur dhe logoja dhe emri i Partisë Demokratike. Godina e selisë së grupit të Alibeajt ndodhet pranë kryesisë së Kuvendit, përballë hyrjes në Gjykatën Kushtetuese.

KQZ ka regjistruar si PD zyrtare në zgjedhjet e 14 majit, atë të drejtuar nga kryetari i komanduar Enklejd Alibeaj, ndërsa grupimi i Berishës do të futet në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, por jo me logon e PD, referuar vendimit të sotëm të KQZ-së.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur