“Paske ardhur më keq se dole”/ Egli i kthehet keq Rozanës: Ju nuk jeni për t’u dashur, jeni për t’u shkelur

by KLIKOJE.AL

Një debat i fortë ka ndodhur ditën e sotme mes Eglit dhe Rozanës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.

“T’u zbardh fytyra kur hyra në shtëpi, ç’pate? Ça të kam bërë?”, pyeti Egli Rozanën, e cila iu përgjigj:

“Se më takove të fundit, shkove takove Gerta Gixharin para meje se çfarë nuk ke thënë për të”.

Më pas Egli i kundërpërgjigjet duke i thënë se Gerta të paktën e ‘ka denigruar në fytyrë, jo pas krahu si ajo’.

Rozana i kthehet më pas që të ketë respekt për veten se ‘paska ardhur me keq se dole’. Këtu shpërthen Egli që i drejtohet ashpër: “Ju nuk jeni për t’u dashur, por jeni për t’u shkelur”.

Pjesë nga debati:

Rozana: Pse hap gojën kur kaloj unë? Unë nuk të kam frikë ty

Egli: Se t’u zbardh fytyra kur hyra në shtëpi, ç’pate moj? Ça të kam bërë?

Rozana: Se më takove të fundit, shkove takove Gerta Gixharin para meje se çfarë nuk ke thënë për të

Egli: Se ma do qejfi. Gerta të paktën më ka denigruar në fytyrë, ti më ke fërkuar shpinën me më ngulur thikën

Rozana: Të kam denigruar ty?

Egli: Nëse me Gerta Gixharin e kam bërë sherrin sherr për atë intervistë, ti oj e pafytyrë më përmende lotët e familjes tek intervista jote. Kjo je ti. Sepse ti kur vjell vrerin ti nxjerr të vërtetën, jo kur flet për kamerat

Rozana: S’ke respekt për vete prapë, paske ardhë më keq se dole, pak më respekt për vete

Egli: Kam shumë respekt për vete dhe ke për ta parë sa respekt kam për veten. Po unë i dua shumë njerëzit dhe ky është defekti im. Ju nuk jeni për t’u dashur, jeni për t’u shkelur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.