Pas rritjes së pagave, Rama u bën ftesë publike të rinjve dhe të rejave!

by KLIKOJE.AL

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një ftesë të rinjve dhe të rejave që duan një mundësi për veten, familjen dhe atdheun të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Numri një i qeverisë, ka rikujtuar rritjen e pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit dhe një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024.

NJË FTESË për të gjithë të rinjtë e të rejat, që ta shohin si një mundësi të re për veten, familjen po edhe atdheun, afrimin e tyre me Forcat e Armatosura të Republikës sonë.

Pas rritjes së pagave me 30% në vitin 2022 dhe me 7% këtë vit, një tjetër rritje e konsiderueshme deri në 22% do të bëhet realitet në 2024, për të gjithë ushtarakët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. 

Respekt për punën e vajzave dhe djemve në uniformë, pjesë e vijës së parë të frontit në mbrojtje të territorit të vendit”, shkruan Rama.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.