Ditën e martë Françeska u vu përballë Kutisë së Pandorës në Big Brother VIP. Banorja pati mundësinë për një telefonatë me bashkëshortin, i cili i shprehu asaj mbështetje të madhe. Por si anë “të keqe”, Françeska do duhet të dërgonte në televotim 3 banorë, bashkë me Heidin që është në një nominim të përhershëm. Ajo vendosi të dërgojë në televotim për të shtunën, veten, Erjolën dhe Rozën.
Ditën e sotme, ajo i tha Heidit se mund ta kishte nxjerrë nga shtëpia duke e dërguar në një televotim me Julian Dedën, Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin.
“Meritoni edhe mund të dalë”- u shpreh banorja, megjithëse Françeska tha që është e sigurtë që do të dilte Heidi.
Pjesë nga diskutimi:
Françeska: Mund të të kisha bërë puçin
Heidi: Çfarë puçi mund të kishe bërë?
Françeska: Mund të të kisha futur 3 të fortë në nominim
Heidi: Për shembull
Françeska: Ti e di shumë mirë, nuk kam nevojë të ta them
Heidi: Egla, Juli… se Romeon nuk e fut dot ti
Juli: Meritonin
Heidi: Meritoni edhe mund të dalë
Françeska: Meritoni mund të dalë!
Heidi: Me mua? Ku e di ti? Je e sigurtë?
Françeska: Aq e sigurtë sa nuk e ke idenë
Heidi: Do e shikojmë
Françeska: Do vijë mometi. Me pasë dashur do ta kisha fikur derën
Heidi: Me dashur do ta kisha fikur derën thotë, do të kisha future Egla, Juli, Meriton. Po nuk e di nëse dal unë me Meritonin
Erjola: Meritoni është pak i palëkundshëm këtu
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.