Pas arrestimit të Dritan Rexhepit, vritet një shqiptar në Ekuador, këto janë pamjet e makinës qëlluar me 8 plumba (video)

by KLIKOJE.AL

Ditën e sotme u arrestua në Turqi Dritan Rexhepi, i konsideruar ndryshe si mbreti shqiptar i kokainës. Rexhepi, i cilësuar si kreu i kartelit të drogës me emrin ‘Kompania Bello’, kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën e trafikimit të drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Po në këtë ditë një shqiptar është ekzekutuar më armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit. 53-vjeçari shqiptar Arjanit Rizaj u vra më armë zjarri para spitalit “Luis Vernaza”, teksa ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij.

Mediat ekuadoriane raportojnë se ai po qëndronte brenda një mjeti të parkuar kur ndodhi atentati që do i merrte jetën. Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjere ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë.

Ndërkohë që banorët dhe disa shitës të zonës deklaruan para autoriteve se në drejtim të 53-vjeçarit qëlluan 2 autorë nga një motoçikletë e bardhë. Sipas informacioneve paraprake nga Policia Kombëtare, vrasësit kanë përdorur një armë zjarri të kalibrit 9 milimetra.

Pas aktit kriminal, ata u larguan në drejtim të paditur. Fillimisht Rizaj u dërgua në urgjencën e spitalit “Luis Vernaza”, e më pas në klinikën “Panamericana”. Mjekët tentuan ta mbanin në jetë, por plagët ishin aq të rënda saqë nuk mbijetoi dot.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.