“Partizani të imponon respekt, por kërkojmë pikë”, Mehmeti flet në prag të derbit

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Dinamo City-t, Dritan Mehmeti ka folur në konferencën për shtyp përpara takimit që skuadra e tij do të zhvillojë ndaj Partizanit. Tekniku i bluve, tregoi edhe situatën e skuadrës.

“Gjendja është e mirë. Derbi është derbi dhe sjell emocione pozitive, sepse janë ndeshje që kanë vlera. Janë dy skuadra që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar. Partizani është ekip shumë i mirë dhe në gjendje të mirë këto javët e fundit. Kjo e bën më të vështirë ndeshjen. E njohim shumë mirë Partizanin dhe do të bëjmë maksimumin, duhet të jemi racionalë. Partizani të imponon respekt, por kërkojmë pikë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.