Nuk shfaqet në seancën stërvitore, futbollisti konfirmon largimin nga Partizani me një postim (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Partizani prej disa ditësh është rikthyer në fushën e lojës. Skënder Gega dhe drejtorët rikthyen ekipin sërish në fushë. Ditën e sotme është konfirmuar një tjetër largim, ai i David Domgjonit. Domgjoni u afrua si okazion te kryeqytetasit duke qenë lojtar i lirë. Më pas fitoi edhe vendin e titullarit duke u kthyer në lider për skuadrën. Palët nuk kanë pasur akord për të vazhduar bashkëpunimin, kështu kanë ndarë rrugët. Ky është largimi i dytë zyrtar pas Taipit.

Postimi i plotë

Faleminderit @fkpartizani
Ishte privilegj dhe kenaqesi te isha pjese e ketij ekipi te madh me tifoza te mrekullueshem
Faleminderit presidences,trajnerave dhe gjithe bashklojtareve, ju uroj shum suksese ne te ardhmen… #DD66

Europa nuk pret dhe për këtë te të kuqtë janë mjaft të vetëdijshëm. Kështu klubi gjithçka mesditën e djeshme e ka nisur me një mbledhje, ku të pranishëm ishin edhe futbollistët. Stafi dhe drejtuesit kanë kërkuar nga futbollistët vlerësim maksimal në mënyrë që ekipi të ecë sa më larg. Pjesë e stërvitjes ishin gjithsej 19 futbollistë, ku padiksutim bie në sy mungesa e lojtarëve që iu ka përfunduar kontrata. Kështu Gjelbrim Taipi ishte i pari që njoftoi largimin nga Partizani ditën e djeshme dhe rrjedhimisht nuk ishte pjesë e ekipit. Njëjtë ndodhi edhe me Anteo Osmanllarin që zytarizoi largimin. Partizani ka nisur një periudhë reflektimi mbi vendimet që duhet të merren. Tashmë që Europa afrohet çdo ditë e më shumë, të kuqtë kanë nisur punën për zgjidhjen e disa çështjeve kryesore, që kanë të bëjnë më së shumti me largimet.

LEXO ME SHUME:Partizani nis seancat stërvitore për Europën, dy të larguar dhe tre titullarë ende nuk kanë rinovuar

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.