Partizani prej disa ditësh është rikthyer në fushën e lojës për të marrë ngarkesën maksimale në kualifikueset e Conference League. Në klubin e kuq është një kantier i hapur, ku ka patur shumë largime dhe tani vëmendja është kthyer te merkato në hyrje.Arbin Zejnullai, një nga mesfushorët më të mirë në sezonet e fundit në Superligën shqiptare, me shumë gjasa do mbetet të jetë pjesë e saj edhe sezonin ardhshëm, mirëpo këtë herë mund ta shohim edhe me fanellën e ndonjë skuadre tjetër.
26- vjeçari nga Tetova ka mbyllur kontratën me Egnatian dhe rinovimi me rrogozhinasit ka ngecur për arsye ekonomike. Ndërkohë nga e gjithë kjo situatë, dëshirojnë të përfitojnë drejtuesit e Partizanit, që janë takuar me përfaqësuesit e lojtarit për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm.
Bisedimet deri më tani kanë qenë të vazhdueshme, por ende lojtari nuk ka kthyer një përgjigje konkrete, ndoshta i tunduar edhe nga ofertat e tjera që mund t’i vijnë përreth.
Në ditët në vijim është caktuar edhe një takim i fundit, ku mund të vendoset gjithçka. Fakt është, se tek të dyja palët ekziston dëshira për bashkëpunim.
PARTIZANI NIS SEANCAT STËRVITORE
Europa nuk pret dhe për këtë te të kuqtë janë mjaft të vetëdijshëm. Kështu klubi gjithçka mesditën e djeshme e ka nisur me një mbledhje, ku të pranishëm ishin edhe futbollistët. Stafi dhe drejtuesit kanë kërkuar nga futbollistët vlerësim maksimal në mënyrë që ekipi të ecë sa më larg.
Pjesë e stërvitjes ishin gjithsej 19 futbollistë, ku padiksutim bie në sy mungesa e lojtarëve që iu ka përfunduar kontrata. Kështu Gjelbrim Taipi ishte i pari që njoftoi largimin nga Partizani ditën e djeshme dhe rrjedhimisht nuk ishte pjesë e ekipit. Njëjtë ndodhi edhe me Anteo Osmanllarin që zytarizoi largimin. Partizani ka nisur një periudhë reflektimi mbi vendimet që duhet të merren. Tashmë që Europa afrohet çdo ditë e më shumë, të kuqtë kanë nisur punën për zgjidhjen e disa çështjeve kryesore, që kanë të bëjnë më së shumti me largimet.
Comments are closed