Partizani përfitoi 600 mijë euro nga shitja e tij, Massanga Matondo është opsion për dy klubet e Superligës

by KLIKOJE.AL

Massanga Matondo është kthyer përsëri në qendër të merkatos. Ish-mesfushori lider i Partizanit, me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos dimërore nga Hatayspor, ekip që militon në Ligën e Parë turke.

Megjithatë, pritet që 26-vjeçari nga Kongo të vazhdojë karrierën në Turqi. Dy ekipet e Superligës turke, Genclerbirligi Ankara dhe Kayserispor e pëlqejnë shumë mesfushorin, teksa gjithçka mbetet në dorën e këtij të fundit. Vlen të përmendet që të dy ekipet po luftojnë për mbijetesë në Superligën turke.

Përsa i përket Matondos, ai u largua nga Partizani në gusht të vitit 2023. Ai u shit nga të kuqtë për plot 600 mijë euro.

LEXO ME SHUME:Më duket e vështirë, ish-mbrojtësi Ardit Beqiri komenton objektivin e Partizanit për Final-Four: Nëse e thotë trajneri dhe lojtari atëherë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.