Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

by KLIKOJE.AL

Partizani pati probleme sa i përket dëmtimeve kundër Egnatias. Agim Zeka pësoi goditje dhe pati një dëmtim që në minutat e para të sfidës.
Dje ka kryer ekzaminimet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit, që do të caktojë edhe nëse mund të jetë gati kundër Bylisit, apo jo.
E ngjashme është edhe situata me Domgjonin, i cili pësoi një dëmtim muskulor. Lajm jo i mirë për Skënder Gegën i cili do të duhet të improvizojë në sprintin final të titullit. Nisur nga koha e shkurtër për rikuperim, vështirë se kjo dyshe do të jenë në dispozicion. Ndërkohë, orët e fundit, klubi kryeqytetas ka firmosur me Herolind Shalën.

Mesfushori ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit  2025-2026, me të drejtë nga ana e klubit për të rinovuar dhe për një vit tjetër. Ai ka luajtur më parë dhe në Norvegji, Danimarkë, Çeki dhe Turqi, tek të kuqtë vjen si lojtar i lirë.

PARTIZANI 1-0 EGNATIA

Partizani arriti të fitojë ndaj Egnatias me rezultatin 1-0 në “Arena e Demave”. Ky takimi i javës së 34-të të Superiores u vendos nga goli i Kekos, i cili shënoi nga penalltia pas një faulli të shkaktuar ndaj Kotes në pjesën e dytë. Takimi ishte i mbushur me tension, por në fund, triumfi i takoi Partizanit. Skuadra e kuqe mbetet në zonën e Final Four, me 1 pikë më shumë se Elbasani. Egnatia, ndonëse ka kaluar një periudhë të vështirë, vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes, me 3 pikë më shumë se Dinamo dhe Vllaznia.

LEXO ME SHUME:Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.