305
Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Kukësit, duke regjistruar barazimin e gjashtë radhazi. Arbër Abilaliaj nuk po mundet dot të rikthejë kampionët te suksesi, edhe pse rastet nuk munguan në të dy krahët. Stavri Nica i gëzohet një pike në shtëpi ndaj një rivali të fortë.
Edhe pse dominuan ndaj Kukësit, në sfidën e luajtur në transfertë, kryeqytetasit shpenzojnë shumë raste. Ndeshja jo vetëm që mbeti hapur, me Rrapaj e Maguette që u ndalën nga Tafas. Në pjesën e dytë, Kukësi shënoi me Beshiraj në minutën e 80′, por reagimi i të kuqve ishte shumë i shpejtë pasi vetëm dy minuta më pas Mensah do të barazonte shifrat.