Partizani në ndjekje të “ëndrrës” europiane, Zekic formacion “agresiv” ndaj Astanas (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Në më pak se 1 orë, në mitikun “Elbasan Arena”, “demat e kuq” të Partizanit do të tentojnë të përmbysin humbjen 1 me 0, të javës së shkuar nga kazakëve të Astana, për të siguruar fazën e grupeve të Conference League.

Përsa i përket formacionit, tekniku Zoran Zekic i ka rreshtuar “të kuqtë” e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë nuk ka se si të mungojë Qirko. Në krahët e mbrojtjes janë Hadroj e Atanaskoski, ndërsa qendra mbulohet nga Sota e Kocijan. Para mbrojtjes në mesfushë janë Bilalli e Gueye, ndërsa Rrapaj, Murataj e Tedi Cara janë vendosur pas sulmuesit të vetëm, Archange Bintsouka.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.