Partizani rikthehet te fitorja pas katër javësh mungesë. Në javën e 32-të, të kuqtë mundin në derbi Dinamon me shifrat 2-0 dhe arrin të blindojë vendin e tretë.
Të kuqtë e kishin veten në siklet me krizën e rezultateve në ndeshjet e fundit dhe kundër Dinamos u vlente vetëm fitorja, pasi edhe barazimi mund ta nxirrte nga gara për vendin e dytë. Një ndeshje me ritëm e intensitet ku vetëm në minutën e 8′, Partizani tenton me Christian Mba, por Rustem Hoxha ndërhyri mjaft mirë.Në minutën e 23′, do të ishte një tjetër mundësi e mirë për Partizanin, kësaj here ishte Bintsuka që nuk shënoi duke e dërguar topin ngjitur me shtyllën.
Goli u duk çështje minutash, sepse në të 30-tën minutë, Bintsuka gjen rrugën e rrjetës. Pas një harkimi nga goditja e dënimit, fillimisht topi shkon te Sembene që godet me kokë, sfera përplaset në shtyllë dhe kthehet te sulmuesi që nuk fal duke përshëndetur rrjetën. Dinamo e kishte të vështirë të reagonte dhe rasti për blutë mund të përmendet vetëm ai i minutës së 45-të, me pritjen e penalltisë nga ana e Pano Qirkos kundrejt Denison. Pritja e tretë e penalltisë këtë sezon.
(PENALLTIA E HUMBUR E DENISSON VIDEO)
PJESA E DYTË
Fraksioni i dytë do të niste me tension. Në minutën e 47′ Gudiaby ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë pas provokimit të Murataj-t edhe kapiteni i Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë. Mehmeti detyrohet të ndryshojë duke larguar Vilën dhe Zabërgja-n për Qefalia dhe Miaj, një mënyrë për të ruajtur balancat në fushë. Dinamo nuk bëri asgjë, ndikuar nga inferioriteti numerik. Në minutën e 70’Albers Keko dyfishon shifrat! Sulmuesi erdhi nga stoli për të gjetur golin e sigurisë.Një rezultat që qendroi në fuqi deri në fund të takimit. Partizani shkon në kuotën e 51 pikëve, ndërsa Dinamo mbetet me 46 pikë, dhe komplikon arritjen për në Play-Off.