E FUNDIT/ “Furtunë” në shtëpinë e Partizanit, Agim Ibraimi vendos për fatet e Kërnajës

Partizani

Partizani ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Oltijon Kërnaja. Vendimi i është komunikuar teknikut tropojan menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Vllaznisë humbur nga kryeqytetasit me rezultatin 1-0, ndërsa pritet që shkarkimi të zyrtarizohet në orët në vijim nga klubi i kuq.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se drejtuesit e Partizanit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e pasuesit, duke mos humbur kohë në këtë moment delikat të sezonit.Mësohet se trajneri i ri është tashmë “pikëtuar” nga drejtori sportiv Agim Ibraimi. Edhe pse marrëveshja duket e afërt, emri i trajnerit që pritet të marrë drejtimin e skuadrës mbetet ende sekret dhe nuk është bërë publik për momentin.

Ditët në vijim pritet të sjellin zhvillime të reja në kampin e Partizani-t.

LEXO ME SHUME:“Magjia” e Kastratit fundos Partizanin, Vllaznia në krye (VIDEO)

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe

1 comment

Elbasani zhyt në krizë Dinamon (video) 25/01/2026 - 18:32
[…] LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ “Furtunë” në shtëpinë e Partizanit, Agim Ibraimi vendos për fatet… […]

Comments are closed

Add Comment