Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

by KLIKOJE.AL

Partizani ka fituar në transfertë përballë Dinamos, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Si të dalë Dinamo nga paqartësitë? Ne sot besoj që nuk është se ishim të paqartë, por strategjia që kishim zgjedhur, Nani dhe Neziri duhet të vepronin më mirë. Ata i kishim në dispozicion 1v1 në fazën e sulmit. Si strategji, duhej ta mbanin topin sa më shumë në kontroll, të kishim një lloji durimi pasi dihet që Partizani me lotjarët që kishte futur, kishte shpejtësi në veprimet dhe në tranzicionet pozitive. Në këtë mënyrë, nuk shfrytëzuam edhe gjerësinë, pasi kishim gjerësi në ndërtim në fazën e sulmit. Të dy ekipet ishin 4-4-2 romb, por ne në sulm shkonim me dy në gjerësi me Nanin dhe Nezirin.

Nuk i shfrytëzuam dhe duhej të kishim administruar topin që Partizani mos të shfrytëzonte shpejtësinë. Një element tjetër që Partizani e kishte më të mirë, ishin dyluftimet, sidomos në mesfushë, pasi rikuperoi disa topa dhe nisi disa sulme të shpejta. Duke rritur formën, pasi disa lojtarë vijnë nga dëmtimet, si Aliji që mungoi gjatë. Janë 2-3 lotjarë të tjerë si Qefalija apo edhe Bregu që javës që shkoi nuk u aktivizua për gjendje jo të mirë viroze. Besoj që duke i marrë gjërat me qetësi dhe duke analizuar, rritur kondicionin fizik të këtyre lojtarëve të rëndësishëm, të vazhdojmë përpara sepse nuk kemi rrugë tjetër.

Nuk kemi një mesfushor që të ndihmojë Qefalinë, Beqja dhe Qardaku nuk janë. Goudiaby nuk mundet të luajë një lojë të tillë, ashtu siç e the edhe ti, me lojtarët që kishte Partizani kishin aftësi motorike që nuk i përgjigjen karakteristikave të Goudiaby. Për këtë, sepse që në daljen e protokollit, Partizani ishte vendosur në këtë formë. Ashtu siç e di unë, e dini dhe ju të gjithë, kur mesfusha është në romb 3-1 ose 4 lojtarë, është e vështrië të çahet në qendër. Duhej të shfrytëzonim me Nanin dhe Neziri, por asnjëri nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Në pjesën më të madhe humbë dyluftimet me mbrojtësit anësorë të kundërshtarit. Kjo bëri që t’i shkonim Partizanit aty ku ato e kishin menduar, duke futur këto lojtarë në ato thellësi.

Ajo që u bë gabim, ka qenë fakti që Vila duhej të ndihmonte Qefalinë që të ishin të dy përpara konfiguracionit të ekipit në fazën e sulmit, që ne të bëheshim 1-3, duke qenë se Teixeira është stopper bashkë me Ditën dhe Alijin. Pozicionimi i Vilës pak më poshtë, do të bënte që lojtarët e Partizanit, trekuartisti, mos të kishte mundësi të vepronte lirshëm në zonën përpara”, tha Daja.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.