Partizani zbulon listën për turin e parë të Conference League, mungesa dhe zyrtarizime të rëndësishme

Partizani

Partizani ka dorëzuar në UEFA listën me lojtarë të regjistruar për turin e parë në Conference League, ku “demat” përballen me Nome Kalju të Estonisë.

Ashtu siç pritej, në listë janë përfshirë të gjithë emrat e lojtarëve të afruar së fundmi nga të kuqtë, si Martinez, Garsia e Isgandarli. Lista e mëposhtme është ajo A, ndërsa asaj mund t’i shtohen edhe lojtarë të listës B, ku janë emra si Himallari, Vata e Qokthi.

Ndërkohë, bien në sy mungestat e mëdha të të kuqve si Janjeva e Ismaili të dëmtuar, ashtu si edhe Bintsuka i cili ndonëse ka rinovuar me klubin kryeqytetas, nuk ka ardhur ende në Shqipëri për të filluar përgatitjet.

PORTIERË: Alban Hoxha, Skander Tahri, Pano Qirko

MBROJTËS: Karlos Martínez, David Atanaskoski, Altin Bytyqi, Marcelino Preka, Paulo Buxhelaj, Mateo Çipi, Saliu Sembene

MESFUSHORË: Adnard Mehmeti, Gjergji Kote, Mateo Shanaj, Kazem Olamilekan Ogunleje, Tedi Malaj

SULMUES: Albers Keko, Xhuliano Skuka, Vusal Isgandarli, Judah Emanuel Garsia, Oresti Rifa, Besar Gudjufi

https://www.uefa.com/uefaconferenceleague/clubs/52876–partizani/squad/

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe