Partizani gati të bëjë çmendurinë e merkatos, “ALL-IN” për futbollistin e Kombëtares shqiptare (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Eros Grezda rikthehet në orbitën e Partizanit. Sulmuesi i djathtë, që ishte pjesë e Zalaegerzeg, del lojtar i lirë në fund të muajit. Aktivizimi i paktë e shtyn gjakovarin që të mos rinovojë në Hungari dhe Partizani është kthyer sërish në skenë si opsion për sulmuesin.

Mësohet se ka pasur kontakte mes palëve, me 28-vjeçarin, që konsiderohet si një lojtar, që mund të shtojë lidershipin dhe cilësinë në skuadër.

Ish-sulmuesi i Kombëtares luajti vetëm në 7 ndeshje që nga janari në kampionatin hungarez dhe shënoi 1 gol. Te Partizani ai do të gjente habitatin e duhur për t’u ngritur dhe për të tentuar edhe një herë nivelet e larta dhe Kombëtaren. Duhet thënë se “demat” nuk janë të vetmit në garë për të.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.