Partizani “fiton” derbin jashtë fushe, klubi arrin akordin me Orges Shehin para ndeshjes me Tiranën

Orges Shehi ndau pak ditë më parë rrugët me Tiranën, por ish-portieri i Skënderbeut mbetet në kryeqytet. 46-vjeçari pritet që së shpejti të marrë në dorë “frenat” e rivalë të Tiranës, Partizanit.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se të kuqtë kanë arritur akordin me Shehin për t’u ulur në stolin e demave në ndeshje te tjera të sezonit. 46-vjeçari do të zëvendësojë kështu të larguarin Zoran Zekic, me këtë të fundit që ndërpreu kontratën me kampionët dhe rikthehet në Kroaci te Osijek.

Ironia e fatit bën që në sfidën e ardhshme në kampionat, më saktësisht më 19 tetor Partizani dhe Tirana do të përplasin “brirët” në “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:00. Për shkak të derbit dhe për të mos krijuar pakënaqësi tek asnjëra skuadër, palët po marrin kohën e nevojshme për t’i bërë gjërat siç duhet. Mbetet të shihet tashmë se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se nga ana tjetër Tirana këmbëngul se Shehi është i pezulluar dhe është nën kontratë me bardheblutë deri më 31 maj.

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…