Partizani, dy mungesa të rëndësishme në takimin ndaj Kukësit; Orges Shehin e kënaq rikthimi i Hadrojit

Partizani

Partizani është një nga tre skuadrat që ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final4”. Megjithatë, gara mes Vllaznisë dhe Egnatias e që janë shkëputur nga pjesa tjetër e ekipeve nuk ka mbaruar. Siç dihet, vendi i parë dhe i dytë kanë avantazh barazimin në gjysmëfinalet e “Final4”, dhe pikërisht të kuqtë duhet të shfrytëzojnë këtë moment, duke parë që diferenca me vendin e parë është vetëm 3 pikë larg.

Ditën e mërkurë, Partizani do të luajë ndaj Kukësit në transfertë. Një ndeshje që në letër është e kalueshme duke parë që ekipi verilindor nuk ka asnjë motiv për t’i bërë keq të kuqve. Në këtë përballje nuk do të jetë Maguette Gueye për shkak se ka plotësuar numrin e kartonave dhe Tedi Cara për arsye të problemeve fizike. Lajmi i mirë është rikthimi i Andi Hadrojt, që sposton Muratajn në mesfushë dhe minimizon dëmet për Shehin, në një moment kur Ismaili dhe Taipi janë në dyshim.

Related posts

VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër

Vllaznia përforcohet përpara Kupave të Europës, konfirmon huazimin me lojtarin e Skënderbeut (EMRI)

Akuza për lojën dhe humbjen, në Shkodër shpërthejnë ndaj klubit