Partizani-Dinamo, derbi që mbyllet në heshtje! Asnjë gol e me dy skuadrat që marrin nga një pikë

by KLIKOJE.AL

Partizani dhe Dinamo janë ndarë në një barazim pa gola në sfidën e dytë të javës së 14-të të Superiores.

Një sfidë e cila nuk kishte shumë histori në pjesën e parë, por që u ndez në të dytën. Blutë patën dy raste të pastra me Denison dhe Prodanin, por që nuk u finalizuan siç duhet. Nga ana tjetër, “demat” i shkuan dy herë golit në fund me Mensah dhe debutuesin Birçaj të cilët u ndalën nga portieri Sali dhe traversa.

Kështu Partizani merr barazimin e dytë radhazi dhe momentalisht ngjitet në vendin e parë. nga ana tjetër, Dinamo shkon në tre ndeshje radhazi pa pësuar dhe pesë radhazi pa humbje, duke qëndruar në vendin e pestë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.