Partizani e nis sezonin me halle, dy kryesorët mungojnë në sfidën ndaj Vorës

Partizani

Partizani dhe Vora do të përballen më 24 gusht, ndërsa ndeshja do të jetë e vlefshme për javën e parë të Superiores. Një takim mjaft interesant, pasi Vora do të luajë për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar.

Manfredas Ruzgis është mungesa e tyre e madhe. Golashënuesi kryesor i Kategorisë së Parë në edicionin e kaluar është i dëmtuar.
Në anën tjetër, Xhuliano Skuka po bën maksimumin për t’u kthyer. Sulmuesi dibran është kthyer në stërvitje duke vijuar me vrapime rreth fushës, pasi kaluan 10 ditë nga tërheqja e pësuar.

Partizani i këtij sezoni bazohet te Skuka në sulm. Për këtë rikthimi i tij në kohë shfaqet mjaft i domosdoshëm. Përndryshe ndeshja në fjalë, që do të nisë në orën 20:00, do të humbasë dy lojtarët më të rrezikshëm për të shkuar te goli. Mungesë e sigurtë është edhe Albers Keko. Sulmuesi sapo ka përfunduar operacionin dhe do të duhet shumë kohë për t’u rikthyer në fushën e lojës.

LEXO ME SHUME:Kristjan Asllani drejt largimit nga Inter, klubi që luan në Europë i bën ofertën zyrtare zikaltërve

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull