Alen Sherri dëmtohet keq, merr ndihmën e stafit mjekësor dhe zëvendësohet menjëherë (video)

Alen Sherri

Alen Sherri ka pësuar një dëmtim horror sot. Frosinone po përballej me Monzën në Kupën e Italisë, ndërsa në minutën e 80-të portieri shqiptar u godit në tentativë për të larguar topin.

Pasi mori ndihmën e stafit mjekësor, u nevojit menjëherë zëvendësim i tij. Kështu Alen Sherri la fushën e blertë në ndeshjen ku debutoi.
Te Frosinone është i huazuar nga Cagliari. Klubi i Seria B gëzon të drejtën e blerjes së kartonit në fundin e këtij sezoni.

KALIMI NGA EGNATIA TE CAGLIARI

Kështu me kalimin e Sherrit te Cagliari, plot 300 mijë euro kanë shkuar në arkat e rrogozhinasve. Por jo vetëm kaq, pasi Agim Demrozi ka mbajtur edhe një përqindje të kartonit të lojtarit.  10% e kartonit të lojtarit është mbajtur nga kreu i Egnatias, që në rast se Cagliari do të rishesë Sherrin në të ardhmen, atëherë klubi rrogozhinasit do të përfitonte sërish nga kampioni i tyre.

Related posts

Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

Merkato e nxehtë te Tirana, rinovime dhe ofertë nga Turqia për sulmuesin

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…