Partizani dështon në miqësoren e parë, të kuqtë mbeten një kantier i hapur

Partizani ka humbur 0 me 1 ndaj Strugës. Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për “demat” në sezonin e ri 2024/25.

Takimi i luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit filloi në orën 17:00. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura për të dyja skuadrat.

Në të dytën Struga u tregua më e saktë duke shënuar dhe golin e fitores. Kujtojmë se Partizani po zhvillon në Pogradec fazën përgatitore në prag të Conference League.

Kryeqytetasit startuan me Qirkon në portë, që mban vendin e titullarit nga sezoni i kaluar. Për krahun e djathtë të mbrojtjes vazhdoi i preferuar Hadroj, teksa pjesa tjetër kishte ndryshuar. Kështu Bytyçi, Preka dhe Buxhelaj e nisën nga minuta e parë.

Në mesfushë ishte zgjedhur Rrapaj, Ismaili dhe Murataj. Për sulmin Orges Shehi aktivizoi si titullarë Carën, Taipin dhe Mban.

Related posts

“Me frena në pjesën e parë”/ Strategjia që mposhti Partizanin, Martini shpjegon lëvizjet kyçe: Nuk doja…

Egnatia likujdon Bylisin me tre gola, Julian Brahja me rezerva: Nuk ishim të qartë, sot ishim të modifikuar

Partizan i pafat! Dy gola të anuluar, Vllaznia godet në kryeqytet dhe blindon kreun (video)