Partizani dështon në miqësoren e parë, të kuqtë mbeten një kantier i hapur

by KLIKOJE.AL

Partizani ka humbur 0 me 1 ndaj Strugës. Kjo ishte ndeshja e parë miqësore për “demat” në sezonin e ri 2024/25.

Takimi i luajtur në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit filloi në orën 17:00. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura për të dyja skuadrat.

Në të dytën Struga u tregua më e saktë duke shënuar dhe golin e fitores. Kujtojmë se Partizani po zhvillon në Pogradec fazën përgatitore në prag të Conference League.

Kryeqytetasit startuan me Qirkon në portë, që mban vendin e titullarit nga sezoni i kaluar. Për krahun e djathtë të mbrojtjes vazhdoi i preferuar Hadroj, teksa pjesa tjetër kishte ndryshuar. Kështu Bytyçi, Preka dhe Buxhelaj e nisën nga minuta e parë.

Në mesfushë ishte zgjedhur Rrapaj, Ismaili dhe Murataj. Për sulmin Orges Shehi aktivizoi si titullarë Carën, Taipin dhe Mban.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.