Partizani barazoi në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i “demave”, Aleksandar Veselinoviç, i cili ndër të tjera u shpreh:
BARAZIMI-Futbolli është i tillë. Unë dua të uroj lojtarët për angazhimin. Kam thënë që çdo pikë në këtë kampionat është si ari Në 2 muaj e gjysëm nuk kemi humbje. Problematikat te Partizani do i analizojmë në dhomat e zhveshjes.
NDESHJA-Gjatë gjithë ndeshjes kemi qenë në një lloj improvizimi. Hadroji mbas 15 minutash ndjeu dhimbje, Ismajli ndjeu para ndeshjes dhimbje, filloi ndeshjen, më pas ishim të detyruar ta zëvendësonim. Për kartona nuk luajti Mehmeti dhe e humbëm ekuilibrin te dyshja Mehmeti-Ismajli.
GJENDJA E BINTSUKËS-Bintsuka luajti 10 minuta me dhimbje. Këto janë arsyet pse ndeshja mori këtë rrjedhë, por dua ta përgëzoj edhe Teutën për paraqitjen e bërë. Duhet të analizojmë që deri në pushim të pjesëve kishim bërë 3 ndërrime dhe kjo gjë na kushtëzoi disi.
NDESHJET E FUNDIT- 3 ndeshjet e fundit i kemi bërë jashtë, kanë qenë transferta të vështira, kemi pasur probleme me kartonat. Hadroi ka qenë i dëmtuar, në një periudhë të shkurtër ka pasur shumë ndeshje. Në bazë të analizës së ndeshjes ndaj Teutës kemi parë të arsyeshme që të vendosim këtë formacion. E filluam mirë ndeshjen, mbas golit nuk ishim në ritmin që t’iu kundërpërgjigjeshim atyre. Por e përgëzoj edhe Teutën.
PENALLTIA-Ajo nuk është puna ime, detyra ime ka qenë që të qetësoj lojtarët në fundin e ndeshjes. Të punojmë të vazhdojmë të motivuar dhe të bëjmë punën tonë. Jam shumë i bindur që në kampionatin shqiptar ka njerëz përgjegjës për ato situata dhe nuk jam unë”, u shpreh Veselinoviç.