Ekipet e “fjetura”, në Laçi-Partizani fiton… mërzia dhe sherri (video)

Partizani

Partizani nuk shkon më shumë se 0-0 në transfertën me Laçin, duke u ndalur në barazimin e dytë radhazi.
Laçi është një fushë e vështirë në të cilën Partizani shpeshherë e ka parë veten në vështirësi. Edhe këtë herë kurbinasit nuk i tradhëtojnë pritshmëritë, duke tentuar disa herë portën e Qirkos. Një përballje mjaft e luftuar mes dy skuadrave, sepse edhe Partizani kërkoi të zgjidhte ndeshjen, edhe pse pa bërë aventura.

Të kuqtë u munduan të ishin të kujdesshëm, mbi të gjitha për të mos pësuar, duke qenë se Laçi po insistonte me Melon e Tresën. Sidoqoftë, në minutën e 42’ pretendime për penallti nga lojtarët e Partizanit, pasi Bintsuka u rrëzua në zonë. Kryesori Bastari vijon lojën. Tentativa e parë në portë për Partizanin ui regjistrua në minutën e 50 me Ismajlin, por Molla ishte në gatishmëri. Ne fund pati dhe nervozizem mes Bullarit dhe Bytyçit.

 

Një përballje e ekulibruar që nuk prodhoi asnjë gol. Laçi, pas fitores ndaj Elbasanit javën e kaluar, merr një pikë që e ngjit ekipin kurbinas në vendin e gjashtë në kuotën e 24 pikëve, po kaq sa ka dhe Bylis. Ndërkohë në krahun tjetër, Partizani vijon luhatjet në rezultate, aktualisht ekipi kryeqytetas ndodhet në vendin e tretë me 39 pikë, por mund të parakalohet nga Dinamo, që sot luan ndaj Skënderbeut.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Partizani bën lëvizjen surprizë, rikthen lojtarin i cili u shpall kampion herën e fundit (FOTO)

Lëvizje surprizë në ditën e fundit të merkatos. David Atanaskoski rikthehet te Partizani. Mbrojtësi 28-vjeçar, i cili fitoi titullin kampion me “Demat e Kuq” në sezonin 2022/2023 dhe Superkupën në sezonin 2023/2024, pas eksperiencës në Rumani, rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës