“Tirana shënoi nga gabimet tona individuale”/ Veselinovic nuk e bën dramë barazimin: Gjithçka ishte e pritshme në këtë përballje

Partizani

Partizani arriti të shmangë humbjen në derbi, me të kuqtë që barazojnë vetëm në minutën e 90-të të derbit, ku Sembene mposhti portierin Selmani. Një pikë e vuajtur për “Demat”, ku nuk mungoi sherri në “Arenën e Demave” si në fillim edhe në fund.

Pas kësaj sfide ka folur Aleksandar Veselinovic. Timonieri ka theksuar se Partizani luftoi deir në fund  dhe pikët e ka të merituar. Ndër të tjera nënvizo se:

BARAZIMI- Është gjithçka shumë e pritshme në këtë derbi. Tifozët kanë bërë një atmosferë të shkëlqyer. Nuk jam plotësisht i kënaqur me rezultatin 1-1. Duhet të respektojmë kundërshtarin dhe nëse s’do të kishte qenë Tirana nuk do të ishte derbi i tillë.  Ka qenë çështje kohe deri te barazimi, me tifozët që e janë ndjerë diçka të tillë. Tirana arriti golin si arsye e cilësisë individuale, por edhe nga gabimet tona individuale.

PJESA E PARË-Gjatë pjesës së mbetur ne kemi dalë para për të provuar, por ishte një ndeshje e komplikuar dhe u mundur me ndërrimet të ndryshonim diçka. Skuadra ka moral shumë të lartë dhe këtë po e tregojmë në vazhdimësi. Kishim edhe raste të tjea shënimi. Rezultati 1-0 në fillim të sfidës ka mbajtur gjallë Tiranën, pavarësisht respektit për të.

ZËVENDËSIMET-Mendoj se kam ndëryrë aty ku duhet, duke parë edhe situatën se si po shkonte ndeshja.

REZULTATI- Ndjesinë që e fiton si trajner është pak e vështirë ta përshkruar. Në pjesën e parë ishim dominues dhe pavarësisht golit ne vazhduam të kërkojmë rezultatin. Pas barazimit që shënuan në fund, duhet të jem i kënaqur. Por në përgjithësi çfarë ndodhi në fushë nuk duhet të jem i kënaqur”, ka përfunduar serbi.

LEXO ME SHUME:“Pati një moment faull me Kolën”/ Bledi Shkëmbi polemizon për golin e Partizanit: Duhet të shënonim 2-3 gola

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës