117
Ish-deputeti i PS-së, Ervin Bushati u shpreh në studion e Euroneës Albania se parlamenti duhet të transmetohet në darkë, për shkak të gjuhës që përdoret, në mënyrë që të mos shihet nga fëmijet.
“Ndoshta me të vërtetë duhet që parlamenti të transmetohet në darkë që të mos ta shohin fëmijët tanë. Në vend që ishte një vend ku gjuha, komunikimi, edukata, etika të merrej dhe transmetohej, në fakt është regresive. Në vend që shoqëria të mësojë nga përfaqësuesit e saj, shohim të kundërtën. Kjo ka ndodhur shpesh në historinë shqiptare”, u shpreh Bushati.
Ndërkohë, deputeti Luçjano Boçi deklaroi se gjuha banale e përdorur në Kuvend është e iniciuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama.