Parada e titullit të Interit, Kristjan Asllani feston me flamurin shqiptar; merr duartrokitjet e disa tifozëve (video)

Kristjan Asllani

Milano është kthyer me ngjyrat zikaltër. Dita e sotme ishte një festë, pasi Inter fitoi titullin e 20-të kampion në histori. Festa nisi pas ndeshjes kundër Torinos fituar 2-0.

Asgjë nuk përfundoi aty. Nga ora 16:00 ka vazhduar parada e famshme që pritet të zgjasë 8 kilometra. “Piazza del Duomo” do të jetë një prej vendeve që do pritet të mbledhë më shumë tifozë. Kujtojmë në anën tjetër, që Interit do t’i jepet titulli kampion më 19 maj, që përkon me ndeshjen e fundit në shtëpi të zikaltërve. Pjesa më interesante ishte fakti kur Kristjan Asllani feston me flamurin shqiptar në shpinë, duke marrë duartrokitjet dhe elozhet e qindra tifozëve.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe