“Panenka” e Fernandos rikthen Egnatian te fitorja, humbja e tretë radhazi për Skenderbeun

Egnatia fiton ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0, përballje e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Mjaftoi vetëm një gol i Fernandos në pjesën e dytë. Në minutën e 57’, në një moment pasigurie, mbrojtësi i Skënderbeut Ramos shkakton një 11-metërsh ndaj Xhoel.

Sulmuesi i Egnatias u tregua më i zgjuar duke i marrë kohën. Pranë topit u shfaq Fernando i cili me një Panenka ia doli të ndëshkonte Aliajn.  Rezultati mbeti në fuqi deri në fund të ndeshjes. Egnatia blindon vendin e parë në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Skënderbeu pëson kështu humbjen e tretë radhazi dhe rrëshket në klasifikim.

Related posts

“Me frena në pjesën e parë”/ Strategjia që mposhti Partizanin, Martini shpjegon lëvizjet kyçe: Nuk doja…

Egnatia likujdon Bylisin me tre gola, Julian Brahja me rezerva: Nuk ishim të qartë, sot ishim të modifikuar

Partizan i pafat! Dy gola të anuluar, Vllaznia godet në kryeqytet dhe blindon kreun (video)